Trump pagoi 130 mijë dollarë aktoren e filmave për të rritur: Hesht për raportin tonë seksual

Një pagesë prej 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e saj. Michael Cohen, avokati i Donald Trump ka arritur një marrëveshje me ish-aktoren e filmave për të rritur Stephanie Clifford në tetor të vitit 2016, një muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Pagesa është bërë më mënyrë që Clifford të mos fliste publikisht për një raport seksual mes saj dhe Donald Trump. Është kjo ajo që shkruan “Wall Street Journal”, duke bërë që lajmi të bëjë bujë.
Donald Trump u martua me Melania në vitin 2005, por vazhdimisht ndaj tij ka pasur akuza për ngacmim seksual.