Tronditet Anglia, aksident i rëndë i David Beckam.

David Beckham ka pësuar një aksident automobilistik ndërsa drejtonte makinën dhe po udhëtonte me djalin e tij Brooklyn. Incidenti ka ndodhur pas ndeshjes së Arsenalit, në të cilën të dy ishin të pranishëm. Dëmin më të madh e pësoi David Beckham, për shkak se makina tjetër u përplas në derën e shoferit. Megjithatë, dëshmitarët shpjeguan për The Sun se dëmi nuk ishte i rëndë. Por David Beckham pranoi  fajin e tij. Sipas këtyre burimeve, si David dhe Brooklyn Beckham kanë dal nga makina, por Beckham është dëmtuar në shpatull dhe po mjekohet në shtëpi kurse djali është shëndoshë e mirë.