Tronditëse! Pasi i mbijetuan sulmit terrorist në Las Vegas, çifti humb jetën në një aksident me makinë

Lorraine dhe Dennis Carver janë çifti që i shpëtuan një herë vdekjes pas një sulmi terrorist i cili tronditi gjithë botën më 1 tetor në Las Vegas. Dennis e mbrojti jetën e bashkëshortes me trupin e tij, por fatkeqësisht, dy javë pas ndodhisë ata humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik. Pasi i shpëtuan një nga situatave më vdekjeprurëse në historinë amerikane, më 16 tetor makina e tyre humbi kontrolllin, duke devijuar nga rruga dhe duke u përplasur me një kolonë e cila dëmtoi impiantin e gazit. Përplasja ishte tepër e fortë, aq sa makina u rrotullua disa herë dhe shpërhteu në flakë.

Brooke dhe Madison, dy vajzat e çiftit u shprehën se prindrit e tyre ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe një nga dëshmitë është ngjarja që ata përjetuan në sulmin e Las Vegas-it.

“Dy javët e fundit të jetës ata shijuan çdo moment. Ishin shumë të dashuruar. Pas atyre të shtënave të gjithë u thoshin që të bënin kujdes. Betohem se ata ishin më të dashuruar këto dy javë se 20 vitet e tyre bashkë. ”,- është shprehur vajza e tyre.

Historia e këtij çifti është bërë virale në internet dhe të gjithë janë të prekur nga ngjarja