Trondit gazetarja e njohur: Punoj edhe si prostitutë, fitoj më tepër para

Një prej prezantuesve më të njohura të rrjetit të njohur në Ballkan, Pink, u pushua nga puna pasi pranoi se punonte edhe si prostitutë. Senada Nurkiç, 26 vjeç, ishte prezantuese e nje programi të njohur të televizionit në Bosnje.

“Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Nuk shoh asgjë të gabuar. E shes trupin tim për të mbijetuar dhe të ndihmoj veten me para. Nuk shoh asgjë gabim”, kishte deklaruar ajo.Një zëdhënës i televizionit tha se ndër arsyet ishte edhe sjellja e saj gjatë emisionit.Prostitucioni është i paligjshëm, por Senada thotë se nuk ka frikë se mos dënohet, pasi i dashuri i saj është politikan i fuqishëm, pa i bërë publik emrin.26 –vjeçarja shprehet se i përzgjedh klientët. Ata duhet të jenë të bukur e të pasur.

“Më përdorin kryesisht biznesmenët. Kur nuk i kanë gratë në shtëpi, unë shkoj atje. Kryesisht klientët e mi janë të bukur dhe të pashëm. Disa vajza thjesht e ëndërrojnë këtë, ju betohem. Përveç parave, më bëjnë edhe dhurata të shtrenjta”.

Senada ka bërë publike edhe çmimet: 600 euro për seks me një person dhe mbi 1 000 euro për seks në grup.