Tre ish-presidentë në një turne golfi

Surprizë për spektatorët në “Presidents Cup”, turneu i golfit në kuadër të “Liberty National GC”, në New Jersey. Tre ish-presidentë të SHBA-së, Bill Clinton, George W. Bush e Barack Obama morën pjesë në turne.

Të tre, të pasionuar pas golfit, dhanë autografe për të pranishmit në tribunë dhe bënë disa foto.

Bashkë me Jimmy Carter e George H.W. Bush, pesë ish-presidentët u takuan për të diskutuar për ndihmat për zonat e prekura nga uraganet “Irma” e “Maria”.