Transgjinoria Linda, do të martohet me Robert Berishën, përgjigja e tij është epike!

Pas ndarjes muzikore me Sinan Vllasaliun me të cilin punuan bashkë për shumë vite Robert Berisha vitin e kaluar ka debutuar si këngëtar me dy këngë solo “MIA” dhe “Qysh pe lojna”.

Pas publikimit të dy këngëve, ai pati shumë koncerte në Kosovë, Shqipëri e diasporë, e duket se vetë po ia del shumë mirë.

Për emisionin ‘Mirage’ ai tregon se në muajin shkurt do të publikojë dy këngë të reja e gjithashtu premton se në 2017 do të ketë edhe bashkëpunime.

Ne anën tjeter ai shumë shpesh është pjesë e mediave rozë për lajme të ndryshme rreth jetës së tij private.

Së fundmi është transgjinoria nga Shqiperia Linda Rei, e cila e ftuar në Zonë e Lirë”, pyetjets së Arjan Canit, rreth martesës, se me cilin karakter nga personazhet publike do të donte të lidhte jetën, dhe ajo është shprehur ndër të tjerash se i preferuari është bashkeshorti i Norës, Robert Berisha.

”Sa për pyetjen le të them se karakteri mashkull me të cilin dua të martohem është Robert Berisha. (qesh) Është i bukur, kujdeset shumë për pamjen, por është edhe një person me shpirt shumë të ndjeshëm dhe të ëmbël. Në jetë shumë gra duan të martohen vetëm për fustanin e bardhë, ndërsa unë vetëm që njerëzit të flasin për martesën time edhe një vit më vonë”.

E emisoni ‘Mirage’ ka kontaktuar menjëherë me Robertin dhe ai është shprehur:

“Faleminderit shumë për komplimentin, unë jam i martuar, prind, I dashuruar dhe shumë i lumtur me familjen time. Lindës i dëshiroj suksese në jetë, në çdo lëmi.”

Gjithsesi Roberti vazhdon të jetë modeli perfekt i mashkullit që të gjitha femrat do të donin ta kishin n ëkrah. Në këtë rast, Nora Istrefi është shumë me fat!