Transformohet Cara, ja në cilin projekt do të shfaqet së shpejti

Modelja prej shumë kohësh e ka kthyer fokusin e saj në botën e filmit e mesa duket suksesi në këtë fushë i ka siguruar një karrierë të sigurtë si aktore. Projekti i rradhës ku ajo bën pjesë quhet”Carnival Roë” dhe po xhirohet për momentin në Pragë. Seriali i tetë episodeve, i drejtuar nga Paul McGuigan, besohet të jetë vendosur në një qytet neo-viktorian ku krijesat mitike janë mbledhur, duke vënë në rrezik jetët e banorëve të qytetit. Cara luan rolin e një zane e quajtur Vignette Stonemoss, e cila i shpëton persekutimit. Cara është fotografuar teksa po bëntë pushim e po shijonte një cigare e veshur si personazhi i saj në film. Çfarë transformimi!