Totti u nderua me çmim në Monako, por vëmendjen e mori gruaja e tij

Francesco Totti ishte njëri nga të nderuarit me çmime në ceremoninë Laureus që u zhvillua të martën mbrëma në Monako.

Ikona e futbollit italian mori një çmim të veçantë, për të nderuar karrierën e tij 22-vjeçare te Roma.

Në këtë eveniment, 41-vjeçari u shoqërua nga gruaja e tij, Ilary Blasi, e cila arriti të marrë vëmendjen e fotoreporterëve.

Menjëherë pas, në faqet rozë të gazetave të shumta është komentuar dukja e bashkëshortes së ish-futbollistit të popullarizuar.

Moderatorja 36-vjeçare, e cila është nënë e tre fëmijëve, tërheq vëmendjen thuajse në çdo eveniment që e shoqëron bashkëshortin e saj.

Totti i dha fund karrierës si futbollist në vitin e kaluar, duke i qëndruar besnik Romës nga fillimi deri në fund.

Ai ishte shpallur kampion bote me Italinë në vitin 2006.