Top 5 serialet më të ndjekura në botë

Në një botë ku ndjekja e çfarë do seriali televiziv është shumë e thjeshtë, jo vetëm nëpërmjet televizionit, por edhe formave të tjera të cilat përfshijnë internetin, bëhet edhe më e vështirë përzgjedhja nga moria e produksioneve që dalin çdo vit.

Po ja ku është një listë me pesë serialet që duhet të ndiqni.

Game of Thrones

Super seriali që gozhdoi para ekranit me miliona shikues për historinë dhe misterin që e ndiqte në çdo seri.  Historia që krijoi një miks emocionesh tek shikuesit dhe aftësia fantastike për të prishur gjithë pritshmërinë e krijuar.

How to Get Away With Murder

Me më pak se 10 seri në historikun e vet që kur u shfaq premiera më herët gjatë këtij viti, How to Get Away With Murder është bërë një ndër serialet më të ndjekur të kohës.

House of Cards

Fantazi dhe mister që mbulon zyrat e qeveritarëve. Lojërat e krijuara dhe historitë e stisura për t’u rritur në detyrë si edhe lufta e klaneve në politikë se kush do të zërë karrigen më të lartë.

The Walking Dead

Fundi i botës? Ky serial sjell një nga format se si apokalipsi mund të ndodhë. Lufta për mbijetesë e disa personave të cilët mundohen të krijojnë jetën e tyre në një botë të mbushur me zombi. Por lufta më e madhe nuk është me ta. Një armik më i fortë del në këto raste dhe ai është vet njeriu.

American Horror Story

Ndoshta i vetmi serial televiziv, seritë e të cilit kanë kuptim edhe veç e veç, Amrican Horror Story është një serial i cili ju mbërthen në horror dhe thriller. Një serial sa i frikshëm aq edhe i suksesshëm dhe kjo vërtetohet nga nominimi i tij i 17-të për çmimet Emmy.