Tomorrowland ekskluzivisht në ekranin e City TV

Mijëra adhurues të muzikës elektronike, udhëtojnë çdo vit nga e gjithë bota për ta prekur live magjinë që vetëm një skenë si ajo e Tomorrowland ta dhuron. Këtë vit eventi mbahet në Bruksel të Belgjikës dhe shënon edicionin e tij të 13. Për të gjithë ato që nuk patën mundësi të siguronin një biletë për këtë superngjarje ka menduar City Tv (kanali 61 Digitalb) me një transmetim të drejtpërdrejtë të performancave më të spitakura. Duke ju falenderuar shumë për interesimin vërtet të madh e surprizues, ju bëjmë me dije transmetimi është ekskluziv për Shqipërinë & Kosovën nga data 27 deri me 29 korrik, netët përmbyllëse të festivalit gjigand. Stay tuned!