“Tomka dhe shokët e tij” në Jewish Jerusalem Film Festival

Në kuadrin e Jewish Jerusalem Film Festival u shfaq filmi i autores së mirënjohur shqiptare Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët e tij”, prodhim i vitit 1977.

Skenari është shkruar nga Nasho Jorgaqi, muzika Aleksandër Lalo dhe dirigjent Ferdinand Deda.

Në qendër të filmit Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që ka zënë fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Këtë vit Jerusalem Jewish Film Festival, zhvillon edicionin e 18-të nga data 16 – 21 dhjetor.