Tom Cruise zbulon titullin e “Mission: Impossible” të ri

Tom Cruise zbuloi titullin e filmit të ri të “Mission: Impossible”. Aktori postoi një foto në “Instagram”, duke treguar dhe emërtimin e kapitullit të gjashtë të sagës ku është protagonist kryesor. Përkrah saj shkroi: “Bëhuni gati”!

“Fallout” është titulli i “Mission Impossible 6”, ku Tom Cruise do të luajë sërish personazhin Ethan Hunt.

Në filmin e drejtuar nga Christopher McQuarrie luajnë edhe Alec Baldwin, Henry Cavill, Rebecca Ferguson dhe Angela Bassett. Pritet të dalë në kinema gjatë kësaj vere.