Tmerrohen pasagjerët, gjendet një gjarpër në aeroplan

Pasagjerët e një aeroplani që po fluturonte drejt Aniak në Alaskë, janë tmerruar pasi bashkë me to ishte dhe një gjarpër.

Kjo ngjarje e pazakontë u vu re nga një fëmijë i cili po ngjitej në avion.

Një nga pjesëtarët e ekuipazhit të aeroplanin ka qetësuar pasagjerët dhe ka marrë gjarprin duke e futur në një thes.