Tipi i preferuar i femrave, meshkujt me tatuazhe

Secili prej nesh ka preferenca të ndryshme përsa i përket partnerit të ëndrrave, disa i duan të jenë të gjatë, disa bjond, disa me mjekër apo pa flokë fare. Por, mesa duket 2/3 e femrave paskan diçka të ngjashme, ato preferojnë meshkujt me tatuazhe. Sipas një hulumtimi të kryer përsa i përket tipit ideal të partnerit, 64% e femrave do të parapëlqenin që mashkulli i tyre të ketë tattoo. Ndërsa përsa i përket partnereve femra, vetëm 39% e meshkujve do dëshironin që të dashurat e tyre të kenë tatuazhe në trup. Ajo që i bën interesantë njerëzit që mbajnë tatuazhe , sipas të anketuarëve është se tatuzhet tregojnë më tepër nga karakteri i një personi dhe i bën ata më unik. Po ju do të donit që partneri juaj të kishte tatuazhe në trup?