Tifozët e Partizanit ngjiten maleve për të shuar flakët në pyje

Situata e rënduar e zjarreve në vend kërkon ndihmën e gjithsecilit prej nesh në këto ditë të vështira për pyjet në vend. Në mungesë të infrastrukturës rrugore dhe burimeve të mjaftueshme njerëzore, një pjesë e tifozëve të Partizanit  kanë vendosur tu vijnë në ndihmë forcave zjarrëfikësve që po luftojnë me flakët që kanë përpirë masivet pyjore. Siç shikohet edhe nga foto, tifozët të veshur me rroba kamuflazh janë drejtuar për në zonën e Dajtit aty ku ditët e fundit ka pasur disa vatra zjarri. Edhe pse një veprim vullnetar pa shumë bujë, ky është një akt i lavdërueshëm nga këta tifozë, të cilët nuk ndezin vetëm flakë në stadium me koret e tyre, por dinë të shuajnë edhe flakë të vërteta si këto të ditëve të fundit që kanë përvëluar masivet pyjore nga veriu në jug të Shqipërisë.