Teuta nën akuzë, prokurorët austriakë kërkojnë hetim edhe në Shqipëri

Autoritetet austriake vijojnë të hetojnë takimin miqësor mes Austrisë së Vienës dhe Teutës. Kjo përballje u zhvillua më 21 qershor të vitit 2016 dhe ekipin nga kryeqyteti i Austrisë fitoi me rezultatin e thellë 7-2. Sipas prokurorëve austriak ekzistojnë dyshime se ky takim është trukuar nga lojtarët e Teutës të cilët qëllimisht kanë lejuar ekipin nga Viena të realizojë 7 herë.
Pala austriake shkon edhe më tej duke i kërkuar autoriteteve shqiptare të nisin një hetim edhe në vendin tonë për të zbardhur këtë çështje.