Tenis/ Wozniacki fiton Grand Slam-in e parë të vitit

Numri 2 i renditjes botërore në tenis për femra, Caroline Wozniacki fitoi Grand Slamin e parë të vitit 2018. Danezja triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj rumunes Simona Halep, në finalen e Australian Open.

Sfida ishte mjaft e luftuar dhe spektakolare, ndërsa setin e parë Wozniacki e mori me shumë vështirësi me rezultatin 7-6, pasi u barazua dy herë avantazhi.

Halep, që është momentalisht numri 1 i renditjes botërore, arriti të dominojë në setin e dytë dhe të triumfojë me rezultatin 6-3, duke barazuar rezultatin.

Gjithsesi, Wozniacki u rikthye sërish në setin e 3-të dhe arriti të fitojë me rezultatin 6-4, duke siguruar edhe triumfin në Australian Open.