Tenis, Nadal fiton “Grand Slam”-in e 16 në karrierë

Rafael Nadal mundi 3-0 (6-3, 6-3 dhe 6-4) afrikano-jugorin Kevin Anderson në finalen e US Open, për të fituar titullin e 16 Grand Slam në karrierë.

Tenisti spanjoll nuk i la asnjë mundësi surprizës së turneut amerikan, i cili përfitoi nga mungesa e Djokovic, Murray dhe Wawrinka për të shkuar deri në finalen e madhe.

Ky është titulli i tretë për Nadal në US Open dhe i dyti Grand Slam i vitit, pas suksesit në Roland Garros.

Në total, numri 1 i tenisit për meshkuj ka fituar 10 Roland Garros, 2 Wimbledon, 3 US Open dhe 1 Australian Open.