Tempulli historik përfshihet nga flakët, shkrumbohet brenda pak orëve

Tempulli i famshëm është kthyer në hi pas shpërthimit të një zjarri në ndërtesë.

Zjarri që ra në vendin e shenjtë budist në qytetin Mianzhu të Kinës, shkatërroi kullën më të lartë të Azisë brenda pak orëve.

Tempulli 16 katësh ishte ndërtuar tërësisht nga druri dhe besohet që zjarri ka rënë në majën e saj.

Murgjit shihen të gjunjëzuar në lutje ndërsa shikonin kullën e shenjtë të djegur.

Për fat të mirë nuk janë raportuar viktima ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes. Tempulli Linguan Mansion li ishte ndërtimi i parë në Dinastinë Ming (1368 deri 1644 pas Krishtit) gjatë sundimit të perandorit Chongzhen, emri i së cilës ishte Zhu Youjian.

Kulla u dëmtua rëndë gjatë tërmetit Sichuan të vitit 2008 dhe u restaurua, por  kompleksi ishte ende në ndërtim e sipër në kohën e zjarrit.