Të shëndoshat apo të dobëtat, ja cilat janë femrat më inteligjente

Femrat e mbushura dhe me forma kanë filluar të fitojnë terren në botën e modës, duke treguar kështu se nuk duhet të jesh domosdoshmërisht e dobët për t’u konsideruar e bukur dhe sensuale.

Ajo që shumë pak e dinë, është se femrat e mbushura janë më inteligjente se të dobëtat.

Këtë fakt e ka treguar një studim amerikan i Universitetit të Pittsburgh dhe Santa Barbara, në California, i publikuar në sajtin Abc News, sipas të cilit femrat e mbushura kanë një nivel inteligjence shumë më të zhvilluar se ato të dobëta.

Gjatë studimit 16 mijë femra i’u nënshtruan testimeve të ndryshme të inteligjencës, ku rezultoi se femrat me nivel inteligjence më të madhe ishin më të shëndosha.

Studiuesit tentojnë që t’i japin një shpjegim këtij konstatimi duke thënë se tek femrat e shëndosha rezulton një prani më e madhe e acideve yndyrore omega 3, kryesisht në vithe dhe kofshë, gjë që ndikon edhe në zhvillimin e inteligjencës tek fëmijët gjatë shtatzënisë.