Të punosh me Kim Kardashian, grimieri që erdhi në Tiranë kujdeset edhe për të pasmet e saj

Të gjithëve na pëlqejnë ato fotot seksi të Kim Kardashian. Por jo të gjithë e dinë se për të krijuar këto foto të kuruara deri në detaj, punojnë një numër i madh asistentësh, make up artistë dhe fotografë. Kështu, për setin e ri të fotove të plazhit që Kim Kardashian po realizon në Malibu, është punuar shumë që ajo të ketë një pamje aq seksi. Një prej asistentëve që e shoqëron gjithmonë nga mbrapa, është Ariel, grimieri i cili pak muaj më parë erdhi në Tiranë dhe realizoi një seminar për të zbuluar sekretet e tij të bukurisë. Ariel ishte edhe në plazhin e Malibusë, ku shoqëronte Kim Kardashian gjatë xhirimeve. Përpos fytyrës që duket sikur e pikturon, Ariel kujdesej edhe për lëkurën e Kim.
Arieli përpiqej që të sigurohej që pjesa e pasme e shkëlqyeshme e Kimit të dukej në gjendje të përsosur. Ai shihej teksa përkulej poshtë dhe përhapte me duar sprajin te të pasmet e saj, i veshur me të zeza. Epo të punosh me Kim Kardashian duhet t’i marrësh të gjitha parasysh. 37-vjeçarja kishte veshur bikini të bardha dhe një crop top nga Yeezy, ndërsa flokët i kishte gërsheta, frymëzuar nga pamja e paharrueshme e Bo nga komedia muzikore e vitit 1979.