Të moshuarit arratisen nga azili… për të ndjekur një koncert

Dashuria për muzikën dhe jetën energjike nuk njeh moshë. Ndonjëherë trupi është i pafuqishëm për të përballuar energjitë e dëshirave shpirtërore, por kur e do shumë diçka edhe mund t’ia dalësh.
Dy të moshuar e dëshmojnë më së miri këtë. Ata janë “arratisur” nga shtëpia e të moshuarve në Gjermani për të ndjekur “Wacken Open Air”, festivalin më të madh në botë për muzikën Heavy-Metal.
Policia njoftoi se ata kishin udhëtuar rreth 25 milje për të ndjekur nga afër festivalin “Wacken Open Air”. Ata janë kapur nga policia rreth orës 3 pas mesnate në gjendje të çorientuar dhe të trullosur, pasi kishin konsumuar sasi të vogla alkooli.