Të martuar prej 75-vitesh, vdesin pranë njëri-tjetrit brenda disa orëve

Një nuse e luftës britanike dhe bashkëshorti i saj veteran kanë vdekur me një diferencë prej 5 orësh nga njëri-tjetri, një muaj pasi festuan 75-vjetorin e martesës së tyre.George dhe Jean Spear u takuan në vitin 1941 në një sallë vallëzimi pranë Londrës, pasi u zhvendosur në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe u martuan jo shumë kohë më pas më 22 gusht 1942 në Thames.

Zonja Spear, humbi jetën e para në moshën 95-vjeçare për shkak të pneumonisë. Pak orë më vonë u nda nga jeta George në dhomën ku i vdiq edhe bashkëshortja, raporton BBC. Çifti ka lënë pas dy fëmijë të rritur, Heather dhe Ian.