Të lindësh në një dhomë e rrethuar nga kristale me vlerë 27.000$

Mund të ndodhë që të jesh i lidhur shpirtërisht me një objekt dhe të besosh te vetitë e tij qetësuese, si rasti i Spencer Pratt. Aktori është shumë i lidhur me kristalet dhe beson se ato kanë fuqi të mbinatyrshme, prandaj sigurohet të jetë i rrethuar kudo nga to. Së fundmi ai dhe bashkëshortja e tij Morgan, sollën në jetë një djalë, i cili përveçëse lindi në një ambjent i rrethuar ngado me kristale, mban emrin e një kristali “Gunner Stone”. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ku Spencer shprehte gëzimin për ardhjen në jetë të djalit të tij, ai gjithashtu nuk la pa falenderuar dyqanin e kristaleve që bënë të mundur transportimin e kristaleve me vlerë 27.000 dollarë në dhomën e lindjes.