Do të ketë një “Wonder Woman 2”, sërish nga Patty Jenkins

“Wonder Woman”, i prodhuar nga “Warner Bros: Pictures/DC Comics”, pati një super sukses ngado në botë, me arkëtime rekord, duke e bërë filmin me më shumë fitime të realizuar nga një regjisore femër.

Dhe Patty Jenkins, edhe pse më parë kishte dyshime, tani foli hapur, do ta drejtojë sërish pjesën e dytë të këtij filmi.

“Gjithçka m’u sqarua brenda një nate, u ftillova dhe thashë me vete “Je në terezi? Ke një personazh kaq të suksesshëm dhe nuk po e merr përsipër? Kështu vendosa të realizoj një film tjetër “Wonder Woman” dhe do të jetë fantastik”, – tha Jenkins.