Të fshehtat pas takimit të parë mes Princ Harry dhe Meghan Markle, i zbulon shoqja e ngushtë e tyre

Disa kohë më parë u përfol në media se Princ Harry dhe Meghan Markle, u prezantuan me njëri-tjetrin nga stilistja Misha Nanoo. Pavarësisht thashethemeve, “E news” ka zbuluar se kush është vajza që ka bashkuar çiftin. Mikja e ngushtë e fëmijërisë së Harry-t, Violet von Westenholz, duket që ka qenë shkuesja që ka bërë bashkë çiftin. Ajo bën “PR” e Ralph Lauren, nga ku aty për shkak të punës ka njohur edhe aktoren Meghan Markle. “Harry po kalonte një periudhë të vështirë duke mos gjetur askënd. Ishte e vështirë për të gjetur dikë të ri me të cilin të dilte në takim”,-është shprehur Violet për “E! News”.
“Takimi i tyre ka qenë mjaft spontan, dhe “i verbër”. Meghan kishte vetëm një merak, përpara se ta takonte Harry-n, a është ai i lezetshëm?”, ka thënë Violet.