Taylor Swift, një këngë për të dashurin aktual

Taylor Swift raportohet se i ka treguar fansave se këngën e re të titulluar “Gergeous” e ka shkruar për të dashurin e saj, Joe Alwyn, në festën që ka organizuar ditën e mërkurë.

Këngëtarja 27-vjeçare ka ftuar një grup të përzegjur fansash në shtëpinë e saj në Rhode Island, për të dëgjuar albumin e ri. Ajo gjithashtu ka treguar se nga frymëzohet për disa nga këngët e saj, duke treguar se kënga e re “Gergeous” është shkruar për të dashurin e saj, Joe, me të cilin është lidhur vitin e fundit.