Taylor Swift ka një surprizë për fansat e saj

Fansa të Taylor Swift, kjo thirrje është për ju, ruani pak hapësirë bosh në celular sepse do ju duhet për këtë që po vjen. Taylor ka rezervuar një surprizë për të gjithë fansat e saj dhe ajo ka të bëjë më një aplikacion, i tëri për këngëtaren. “Thë Swift Life” do të lançohet së shpejti, kështu ka konfirmuar këngëtarja nëpërmjet një videoje në YouTube. Aplikacioni do të shfaqë foto dhe video ekskluzive të Taylor dhe do të ju lidh me të gjithë fansat e këngëtares kudo ndodhen. Ju gjithashtu mund të keni mundësinë të bisedoni me vetë Taylor Swift. Aplikacioni pritet të dalë në përfundim të vitit 2017.