Tatuazhi i guximshëm i David Beckham

Ish-futbollisti duket se po e shijon në maksimum një takim pune në Kinë, ndërsa është fotografuar duke bërë selfie e duke kaluar kohë me fansat e tij.

Për herë të parë në këtë event, David Beckham ka shfaqur edhe tatuazhin e tij më të ri, të cilin e ka bërë në kokë. Në anën e majtë të skalpit të tij duken qartë disa planetë, të cilat së bashku formojnë sistemin tonë diellor.

Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për kuptimin e këtij tatuazhi, apo arsyen se përse zgjodhi bojën nën lëkurë pikërisht në skalpin e tij. 42-vjeçari është një fans i madh tatuazhesh dhe gjithsej në trupin e tij ka 40 të tilla.

Ndoshta lojtari i madh nuk kishte më vend në trupin e tij për një tjetër tatuazh dhe e vetmja hapësirë boshe mbetet koka… të paktën kjo do të shpjegonte çdo gjë.