Tatuazhet më të vjetër datojnë 5 mijë vite para

Tatuazhet më të vjetër në botë janë zbuluar në mumje egjiptiane 5 mijë vjet para në Muzeun Britanik.
Tatuazhet janë një dem i egër dhe një dele Barbary, në krahun e një mumje mashkull, ndërsa forma e S-së tek një femër.Ato kanë pamje dhe jo forma gjeometrike, dhe datojnë 1 mijë vjet më herët se sa ishte menduar më parë.
Studiuesit thonë se zbulimi “transformon” kuptimin tonë se si kanë jetuar gjatë asaj periudhë njerëzit.
Mumja mashkull 5 mijë vjeçare, e cila është ruajtur në mënyrë natyrale, ka qenë një nga më të vizituarat në muzeun britanik, që nga zbulimi i saj 100 vite më parë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se burri, i njohur si Gebelein Man A, ka pasur nëj vdekje të dhunshme rreth moshës 18 apo 21 vjeç nga një plagë në shpinë. Por tatuazhet e tij në krahë u ekzaminuan vetëm tani nën dritën natyrale.