Sylvester Stallone jep lajmin e madh për “Rambo 5”

Legjendari Sylvester Stallone do të rikthehet në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”. Me ane te nje postimi ne rjetin social “Instagram”, Stallone dha lajmin e shumëpritur nga fansat ne te gjthe boten.

“Së shpejti nis xhirimet dhe jam shumë i emocionuar…Bota mund të ndryshojë por jo ai. Asgjë nuk ka përfunduar”, shkruan Stallone.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.