Susan Sarandon në kastin e filmit “Mustang”

Susan Sarandon, Gideon Adlon dhe Matthias Schoenaerts do të jenë mes protagonistëve të filmit “Mustang”. Xhirimet e filmit do të nisin në javët e ardhshme në Nevada të SHBA-së. Schoenaerts do të ketë rolin e Roman, një kriminel që ka mundësinë që të bëhet pjesë e një programi rehabilitimi që ka të bëjë me trajnimin e kuajve. Roman krijon një lidhje të veçantë me një ekzemplar të vështirë, situatë që e detyron që të përballet me të kaluarën dhe djajtë e tij të brendshëm.