Surpriza e serisë së fundit të “Fifty Shades Freed”

Është publikuar së fundmi traileri i filmit “Fifty Shades Freed” dhe është zbuluar një suprizë që ndoshta nuk e prisnit, nga protagonistja Anastasia.

Në video shfaqet Ana (Dakota Johnson) në zyrën e një doktori, ku merr edhe lajmin se është në pritje të një fëmije. Nga reagimi, protagonistja e filmit, duket e surprizuar nga ky lajm.

Kapitulli i fundit i triologjisë së Fifty Shades, vazhdon me jetën e lumtur të Anastasia-s dhe Christian Grey si një çift i martuar.

Një jetë luksoze në shtëpia që vetëm në ëndrra mund t’i shikojmë, duket të jetë edhe kapitulli i fundit i filmit që ka bërë një zhurmë të madhe kudo.

Gjithsesi, ujërat do të trazohen në shtëpinë e tyre, pasi Christian do të ketë një flirt me arkitekten e shtëpisë, Arielle Kebbel, çfarë do t’i hapë shumë probleme me Anastasian.

Se çfarë do të ndodhë në serinë e fundit të këtij filmi, na mbetet ta shohim kur të shfaqet në kinema…