Superkupa e Europës, sonte finalja derbi Real Madrid-Atletiko Madrid

Superkupa e Europës do të mbetet sërish në Madrit të Spanjës, vetëm se nuk dihet ende nëse do të jetë e Realit apo e Atletikos.
Dy ekipet do të përballen sonte në orën 21:00, në një takim të rëndësishëm ku do të përcaktohet kampioni i padiskutuar i Europës.
Reali vjen pas një sezoni fantastik ku fitoi Champions League për herë të tretë radhazi, dhe të katërtën në 5 vitet e fundit.
Nga ana tjetër, madrilenët e vegjël, fituan Europa League.
Reali do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare, ku nuk është ylli portugez, Kristiano Ronaldo që këtë sezon luan pë Juventusin.