Sulmi në Las Vegas/ Shkon në 50 numri i të vdekurve, 200 të plagosur

Numri i të vdekurve në Las Vegas është rritur në 50 dhe janë më shumë se 200 të plagosur nga sulmi. Deri më tani, është vrasja me numrin më të madh të të vdekurve në historinë amerikane, raporton BBC-ja. Lidhur me të dyshuarin, është zbuluar nga policia metropolitane e Las Vegasit, se personi, që kreu vrasjen është 64 vjeçari, Stephen Paddock. Mendohet se ka qenë banor i zonës dhe është vrarë nga policia e vendit.
Edhe 2 nga oficerët e policisë, që ishin në vendngjarje kanë humbur jetën, por akoma nuk dihen identitetet e tyre. Po ashtu, thuhet në raport, se janë dhe dy oficerë të tjerë policie, që po trajtohen nga lëndimet e marra: njëri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri ka lëndime të lehta.