Suedi-Angli, Ibra-Beckham bast në rrjetet sociale

Në prag të ndeshjes Suedi-Angli, e vlefshme për Botërorin 2018, pati një përballje interesante edhe në rrjetet sociale mes dy figurave më të njohura të këtyre skuadrave.
Zlatan Ibrahimovic dhe David Beckham sfiduan njëri-tjetrin në “Twitter” me nga një bast, për çerekfinalen në Samara.
“Nëse fiton Anglia, të paguaj një darkë kudo që të duash në botë, por nëse fiton Suedia, do të më blesh ç’të dua te “Ikea””, – shkroi Zlatan për David.
E menjëhershme ishte përgjigjja e “Spice Boy”: “Nëse fiton Suedia të çoj vetë te “Ikea” dhe mund të blesh ç’të duash për shtëpinë e re në Los Anxhelos. Por, nëse fiton Anglia, dua që të vish të shikosh një ndeshje të kombëtares në “Wembley”, me fanellën e Anglisë, duke ngrënë “fish and chips” gjatë pushimit”.