Stresi përlot me fjalët prekëse për nënën e tij

Edhe për reperin Stresi dita e sotme është shumë e veçantë pasi mamaja e tij feston ditën e lindjes. Ai nuk ka harruar ti dedikojë një postim të ndjerë së ëmës në Instagram.
“Sot eshte Ditelindja Jote Mam : Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj. Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën!E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna. Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar. Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe! Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë. Duaje Nenen Rrespektoje Dhe Do Vdesesh I Lumtur luv u mom,”-përfundon Stresi në rrjete sociale.