“A Star is Born”, Lady Gaga film së bashku me Bradley Cooper

Lady Gaga dhe Bradley Cooper do të interpretojnë së bashku në filmin A Star is Born.

Në filmin me producent Cooper, Gaga vjen në rolin e Ally, një vajzë që aspiron të bëhet këngëtare dhe ndihmohet në industrinë e muzikës nga një muzikant i moshuar.

‘Një yll ka lindur’ është filmi i vitit 1976 nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson, një version i dy filmave të realizuar në vitin 1954 dhe 1937.

Gaga tha se të realizuar këtë film ishte një “ëndërr e realizuar dhe një nder”.

Trajleri është publikuar të mërkurë.

Në trajler këngëtarja e ‘Poker Face’ e njohur për veshjet ekstravagante, shihet e veshur shumë thjeshtë, larg njeriut që ne jemi mësuar të shohim në skenë.

Cooper luan rolin e këngëtarit Jackson Maine.