Spoti arab kundër terrorizmit që përloti botën

Kundër terrorizmit, kundër njerëzve të cilët hedhin veten në erë në mes të burrave, grave dhe fëmijëve, kundër dhunës.

Ky është spoti që kompania telefonike arabe  Zain ka realizuar me rastin e nisjes së ‘Muajit të Ramazanit’.

“Do ti them Zotit që i keni mbushur varrezat me fëmijë dhe keni zbrazur bankat e shkollës,”- këtë frazë ka nisur të shkruajë një fëmijë në fletoren e tij duke iu adresuar një bombardues vetëvrasës, raporton Newsly.

Në video tregohet një kamikaz i cili është gati të hedhë vetën në erë por ndryshon mendje në momentin e fundit kur mendon se sa viktima do të ketë ky sulm.

Nëpërmjet një kënge ata kanë dashur që të neutralizojnë sulmet e tyre të urrejtjes me dashuri: bombardoni dhunën me mëshirë, urrejtjen dhe ekstremizmin me dashuri për një jetë më të mirë.

Video është bërë virale dhe ka përlotur njerëzit në të gjithë botën.

Spoti  ka arritur në dy million klikime në vetëm dy ditë.