“Spice Girls” me “talent show” për grupet e reja pop

Fansat e grupit britanik kanë marrë shumë informacione ekzaltuese kohët e fundit, ribashkimi i “Spice Girls”, realizimi i një turneu botëror. Tani vjen një lajm tjetër, vajzat po programojnë realizimin e një spektakli për të zbuluar grupet e reja të popit.

Sipas “The Sun”, formati televiziv do të jetë si “X Factor” dhe vajzat do të lëvizin në Japoni, Kinë, Australi, SHBA dhe sigurisht Britani për të gjetur talentet e reja.

Menaxheri i tyre Simon Fuller ka rreth dy vjet që e mendon këtë projekt, për të realizuar një grup ndërkombëtar, me anëtarë nga shtete të ndryshme të botës. Siç dhe është shprehur disa herë, synimi është bashkimi i njerëzve dhe t’i shtohet diversitet klasifikimeve muzikore.