Spice Girls, një tour botëror për 20-vjetorin e karrierës

Në verën e vitit 2016, Spice Girls do të ribashkohen në një tur botëror për të shënuar 20- vjetorin e krijimit të grupit, por pa praninë e Victoria Beckham. Ish-Posh është tepër e zënë në karrierën e saj si stiliste, çka nuk e lejon t’i dedikohet projektit të organizuar nga vajzat e ish-grupit të famshëm me rastin e 20-vjetorit të daljes së ‘singëllit’ të parë të grupit, “Wannabe”.“Ka kërkesa shumë të mëdha”, ka thënë një burim për ‘The Sun’, duke shtuar se vajzat tashmë kanë rënë dakord për gjithçka dhe Mel B, që jeton në Los Angeles, ka mbërritur në Londër në fshehtësi të plotë, për të planifikuar gjithçka.