Spears 35-vjeç fotografohet me të dashurin 23-vjeç

Ajo do të festojë 36-vjetorin e lindjes këtë fundjavë por Britney Spears dukej në një formë perfekte trupore teksa ka qënë e pranishme në një ndeshje basketbolli, mbrëmjen e së mërkurës.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka qënë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Sam Asghari 23-vjeç, si edhe nga djemtë e saj, Sean dhe Jayden, për të parë lojën e basketbollit.

Djemtë e Britney dukeshin shumë të afërt me modelin iranian teksa bisedonin me njëri-tjerin në Los Angeles.