Sopranoja Blerta Zhegu sjell “aromë” Parisi në Tiranë

Koncerti “Un air de Paris” ku do performojë sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, e shoqëruar në piano nga artisti francez Frédéric Isoletta, do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së 3-të të edicionit të XI-të të Festivalit “Les Rencontres Musicales des Deux Mondes” më 19 tetor ora 19:00 në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Ky koncert ka per qëllim promovimin e artistëve francezë dhe shqiptarë, si dhe të kulturës franceze në Shqipëri dhe krijimin e urave lidhese mes artisteve te dy vendeve.

Pas nates greke dhe asaj shkodrane vjen nata franceze, koncerti i tretë “Un air de Paris” në partneritet me Aleancen franceze në Tiranë do të sjellë një copëz Parisi në Tiranë.

Kjo falë sopranos Blerta Zhegu, një yll në ngjitje në skenat franceze dhe Frederic Isoletta, pianist e organist, me një karriere të dendur në skenat franceze dhe evropiane, pjesëmarrës në shumë festivale si ai i Aix en Proncence etj. Repertori i tyre përmban ariet më të famshme të kompozitoreve francez?7.