Sonte sytë nga qielli: Ja kur do ta shihni eklipsin e Hënës

MELBOURNE, AUSTRALIA - APRIL 15: People watch as the 'Blood Moon' rises over the water in Wlliamstown on April 15, 2014 in Melbourne, Australia. The Lunar Eclipse, resulting in the Moon appearing to be an orange-red colour is due to a perfect alignment of the Sun, Earth and Moon, otherwise known as "syzygy". (Photo by Scott Barbour/Getty Images)

Momente të tilla janë shumë të veçanta dhe nuk duhet t’i humbisni. Mbrëmjen e sotme do të ndodhë një eklips i pjesshëm i Hënës, i cili do të shihet në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore.

Ndërkohë pritet që kulmi i ‘spektaklit’ të ndodhë në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës ndodh kur Toka lëviz ndërmjet Diellit dhe Hënës. Ekspertët thonë se kur të filloj eklipsi, fillimisht do ta shihet një skuqje e pjesshme e Hënës.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodhë pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë. Në Shtetet e Bashkuara më 21 gusht do të mund të shihet eklipsi total i Diellit, një dukuri që ndodhë kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.