Snapchat surprizon Ritën, ja dhurata e rrjetit social për këngëtaren

Edhe pse e ngarkuar me koncerte e aktivitete të ndryshme në të gjithë botën, një gjë është e sigurt: Rita Ora gjen gjithmonë kohën për rrjetet sociale. E nëse mendoni se Instagrami është i preferuari i saj, gaboheni. Këngëtarja është e apasionuar pas Snapchat-it, ndërsa ky i fundit ka vendosur t’i bëjë një dhuratë. Një filtër vetëm për Rita Orën, ja çfarë ka sjellë këtë herë rrjeti social. Syzet transparente në formë zemre, të shoqëruara me dy veshë rozë janë ato çka vijnë si dhuratën për këngëtaren shqiptare. Kështu, nëse jeni përdorues të Snapchat dhe shikoni një filtër të tillë, dijeni se po përdorni një risi të inspiruar nga Rita! “Kam filtrin tim personal! Faleminderit Snapchat, jeni të paparë!”, ka shkruar Rita, ndërsa këngëtarja ndodhet akoma në Afrikë.