S’kishte ndodhur kurrë, “1D” të nominuar në një kategori

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të gjithë anëtarët e një grupi muzikor, pasi janë ndarë, të nominohen për një kategori në një event ndarjesh çmimesh.

Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan të “One Direction” përballen për “Këngën më të mirë më të pëlqyer”, në “iHeartRadio”, ceremonia e të cilit zhvillohet më 11 mars.

Ajo që e bën më të vështirë situatën është se adhuruesit e grupit duhet të vendosin se kë të zgjedhin mes djemve, pasi ky çmim vendoset nga votat online.