Skandali i Hollywood, Weinstein akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni

Producenti i famshëm i Hollywood, Harvey Weinstein përveç akuzave për ngacime seksuale e përdhunim, tani po përballet me akuzën e shfrytëzimit të prostituticionit.

Aktorja britanike Kadian Noble paditi majatin në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së të hënën, duke e akuzuar se e ka joshur në një dhomë në hotel në Kanë të Francës, me premtimin se do ti jepte një rol në fil, porn ë vend të kësaj e ka detyruar të bënte veprime seksuale.

Padia e depozituar në gjykatë, nuk e akuzon Weinstein për trafikimin apo shfrytëzim prostitucioni.

Por ligji penal ndalon përdorimin e forcës, kërcënimit apo detyrimin për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të vlerës duke u konsideruar si shfrytëzim prostituticioni. Wenstein shkeli ligjet mbi shfytëzimin e prostituticionit.

“Vlera” në këtë rast është fitimi i një roli në një nga filmat e Weinstein.

Padia e Noble-it pretendoi se producenti i premtoi asaj një rol në një projekt të Kompanisë Ëeinstein dhe se e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit në shkurt të vitit 2014 në Francë.