Si dy pika uji, Reese Witherspoon prezanton dubluesen

Reese Witherspoon prezantoi para fansave të saj në rrjetet sociale dubluesen kinematografike. Aktorja publikoi një foto me Marilee Lessley, për të cilën tha se e ka shoqëruar në pesë filma, si dhe po e ndihmon me “Big Little Lies”.
Fansat shprehën habinë me ngjashmërinë e dy grave, madje dhe vetë aktorja e theksoi: “A nuk dukemi njësoj”?
Madje kishte nga ata fansa që i rekomanduan edhe një test ADN-je, për çdo rast.