Shumë shpejt investimi i projektit për landfillin e Vlorës

Një nga punët e para të realizuara nga Bashkia e Vlorës me kryebashkiakun e ri ishte sistemimi i vendgrumbullimit të mbeturinave të qytetit dhe shuarja e zjarreve që shkaktonin ndotje alarmante në qytet. Vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë ishte kthyer në një pikë të ndotjes masive të ajrit të qytetit pasi ato digjeshin vazhdimisht për të nxjerrë prej andej metalet. “Zgjidhja përfundimtare është vetëm krijimi i një landfilli të ri dhe shumë shpejt do të nisë investimi” : tha kryebashkiaku Leli.