Shtëpia e horrorit: Si abuzoheshin 13 fëmijët nga prindërit

Disa nga viktimat e shtëpisë së horrorit në Kaliforni u gjetën të shtrirë në jashtëqitjen e tyre. Ky ishte rasti që shokoi botë.
Dy prindër mbanin të lidhur 13 fëmijët e tyre në Kaliforni. Fëmijët, që ishin në moshën nga 2 deri në 29 vjeç, u shpëtua të dielën nga shtëpia e tyre, pasi vajza 17-vjeçare u arratis përmes një dritareje dhe njoftoi policinë. Ajo kishte dy vite që planifikonte arratisjen. David Turpin, 56 vjeç dhe Louise Turpin, 49 vjeç përballen me akuza për torturë, abuzim dhe heqje lirie e jashtëligjshme. “Era ishte e tmerrshme. Jashtëqitje dhe urinë kudo. Kjo ndodh kur njerëzit lidhen me zinxhirë, nuk kanë ku të shkojnë në tualet”, tha një drejtues policie. Brenda shtëpisë, policët zbuluan 12 motrat dhe vëllezërit e saj, disa prej të cilëve ishin mbyllur brenda mobilieve. 17-vjeçarja thuhet se u kishte bërë foto mobilieve për t’u treguar policisë se çfarë po ndodhte në shtëpinë e saj. Sipas policisë, fëmijët ishin shumë të uritur, ndërsa fqinjët më vonë thanë se ata ishin parë duke kërkuar nëpër kazanët e plehrave për të gjetur ushqim.
Ata dukeshin se ishin një familje normale në fotot e postuara në rrjetet sociale. “Fëmijët ishin shumë të qetë dhe të turpshëm, ata nuk donin asnjë kontakt. Por dukeshin shumë të dobët. Ishin të gjithë të heshtur, të veshur njësoj dhe me një pamje të brishtë”, ka deklaruar një prej fqinjëve. Fëmijët thuhet se abuzoheshin nga prindërit, ndërsa lejoheshin që të bënin dush vetëm dy herë në vit dhe ushqeheshin vetëm me një vakt në ditë. Në gjyq, prindërit e akuzuar thjesht shprehën pafajësinë e tyre për procedurën dhe nuk folëm më, ndërsa prokuroi i çështjes përshkroi një panoramë të tmerrshme të jetës së fëmijëve në shtëpinë e tyre.
Pas seancës së parë, gjykatësi e vendosi lirinë me kusht të prindërve në 12 milionë dollarë, që qartësisht tregon se do të mbeten në paraburgim. Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë mbi 90 vjet burg.